Mbas Seselj’it, i ndalohet hymja në Kosovë edhe gjeneralit Dikovic (DOKUMENT)

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, ia ka ndalue hymjen në Kosovë edhe gjeneralit serb Ljubisa Dikovic. Në nji vendim, që e ka sigurue ekskluzivisht zeri.info, Selimi ka urdhërue organet e rendit me ia ndalue hymjen në territorin e Kosovës shefit të ushtrisë serbe, i cili pritej me vizitue Kosovën.

Këto janë pikat e vendimit:

1. Gjenerali serb i ushtrisë serbe asht person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hymja në Republikën e Kosovës. 2. Poashtu obligohet MPB’ja, MPJ’ja dhe tana autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Këtë vendim Selimi e ka ba tue u bazue në Marrëveshjen e Brukselit, që ka autorizue MPJ’n e Kosovës për lejet e zyrtarëve serbë.

Dikovic asht akuzue qe nji kohë të gjatë nga organizata Fondi për të Drejtat Humanitare, e udhëhequr nga Natasha Kandic, për krime të luftës në Kosovë.

Për këtë arsye, këto ditë gjykata serbe e ka gjobit aktivisten për të Drejtat e Njeriut, Kandic.

Ministri Selimi në vendimin e tij i asht referue dosjes së krimeve në Rudnicë ku u gjetën nji numër i madh i trupave të shqiptarëve të vramë gjatë luftës.

 

dikovic1