Mbas skandalit në Panama Papers, dha dorëheqje Kryeministri i Islandës

Ka dhanë dorëheqje Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, mbasi u zbulue se ishte pjesëmarrës në aferën e “Panama Papers”.

Protesta masive e zhvillueme sot si duket ka ndikue në dorëheqjen e tij. Rreth 10 mijë protestues ishin mbledhë para ndërtesës së Parlamentit tu’ e kërkue dorëheqjen e tij, shkruan Independent.

Megjithatë Gunnlaugsson ka thane se ka me vazhdue me mbete lider i partisë progresive të Islandës.

Përndryshe, ai sot gjatë ditës kishte kërkue nga Presidenti i vendit me i shpallë zgjedhjet e parakohshme, por kërkesa e tij u refuzue.