Mbas skandalit në “Panama Papers” kërkohet dorëheqja e Kryeministrit të Islandës

Lista e Konsorciumit të Gazetarëve Ndërkombëtar Investigativë, e cila asht e bazueme në dosjet e rrjedhna nga kompania “Mossack Fonseca”, ka krye nji hetim për operacionet në det të hapun e elitës së botës ku u gjet edhe Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, që kishte investue miliona dollarë gjatë krizës financiare në këtë shtet në 2007’n.

Opozita e Islandës njofton BBC, ka me kërkue votëbesim në Parlament për Kryeministrin Sigmundur David Gunnlaugsson.

Ma shumë se 16.000 qytetarë kanë nënshkrue nji peticion tue kërkue dorëheqjen e tij dhe bane thirrje për protesta përpara ndërtesës së Qeverisë.

Gunnlaugsson i ka hedh poshtë pretendimet e dokumenteve të “Panama Papers”, tue i quejt ato nji gjueti shtrigash kundër tij dhe grues së tij.