Mbas skandalit, pezullohet prokurori Ardian Braho, në kerkim edhe oficeri

Mbas publikimit të videos në emisionin investigativ “Stop” ku oficeri i policisë gjyqësori, Fatos Lushi merrte shumën e 18 mijë eurove, për llogari të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho, ky i fundit asht pezullue nga detyra.

Vendimi asht marrë me firmë të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Prokuroria e Krimeve të Randa ka nisë hetimet mbas publikimit të skandalit në media.

Në kërkim asht shpall oficeri Fatos Lushi, i cili njiherazi ishte edhe ndermjetësues i Prokurorit Braho.

Ryshfeti u mor që prokurori me pushue nji dosje penale.