Mbas sulmeve, autoritetet e Pakistanit ndalojnë 5000 të dyshuem

Nji ministër provincial në Pakistan thotë se ma shumë se 5000 militantë të dyshuem janë ndalue që nga sulmi vetëvrasës i së Diellës, në nji park në Lahore, i cili la të vramë ma shumë se 70 persona.

 

Hetuesit ma vonë i kanë lirue gati të gjithë përveç 216 të dyshuemve, ka thanë sot Rana Sanaullah, nji ministër i provincës së Punjabit.

 

Ai tha se gjatë bastisjeve janë angazhur policë të ndryshëm, prej atyne të njësisë së anti-terrorizmit e deri te agjentët sekretë. Ai ka konfirmue se forcat ushtarake dhe paramilitare kane me u përdor në operacionet në t’ardhmen.

 

Jamaat-ur-Ahrar mori përgjegjësinë për bombardimin e 27 Marsit, tue thanë se në fokus i kishin të krishtenët që po festonin Pashkët. Grupi gjithashtu paralajmëroi se ka me i shtue sulmet.