Mbas sulmeve në Bruksel rriten masat e sigurisë

policia-shesh

Mbas sulmeve terroriste në Bruksel, por edhe ato në Turqi javën e kalueme, Kosova ka shtu masat e sigurisë.

Zyrtarë të Policisë kanë thanë për Radio Kosovën se janë tue bashkëpunu ngushtë me vendet e rajonit për informacione që ndërlidhen me sulme të mundshme terroriste.

 

Ekspertë të fushës së sigurisë potencojnë se rreziku në Kosovë për sulme terroriste asht ma i vogël se në vende tjera.

Institucionet e sigurisë në Kosovë tashma kanë shtue masat me qellim të parandalimit të sulmeve të mundshme terroriste.

Baki Kelani, zadhanës i Policisë ka konfirmue se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme tue e shtri bashkëpunimin edhe me vendet e rajonit sa i përket shkambimit t’informacioneve lidhun me sulmet e mundshme terroriste.