Mbas sulmit në Kuvend, krenat e shtetit në takim me ambasadorët e Quint’it

Nji takim urgjent i liderave kosovarë dhe ambasadorëve të Quint’it asht tue u mbajt tash e nji orë në hotel Emerald.

Takimi po zhvillohet ndërmjet krenave të shtetit dhe ambasadorëve të huej të akredituem në Prishtinë.

Në takim po marrinë pjesë, krenat e Kuvendit Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Ministri Arban Abrashi, liderat e Nismas për Kosovën, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj, Ambasadorët Greg Delawie, ajo e Francës, Gjermanisë, ambasadori britanik dhe italian.

Mësohet se temë e diskutimit asht demarkacioni dhe siguria në vend.