Mbas takimit me Pacollin, Ministri i jashtëm malazez jep këtë deklaratë për Demarkacionin

Ka përfundue takimi mes shefave të diplomacive të Kosovës dhe Malit të Zi, Behgjet Pacolli dhe Srdjan Darmanovic.

Pa dyshim se në këtë takim nuk kishte si mos me u diskutue për temën “e nxehtë” mes këtyne dy vendeve fqije, Demarkacionin.

Darmanovic asht shprehë se Demarkacioni asht nji punë tashma e përfundueme, njofton Klan Kosova.

“Unë besoj se institucionet kosovare kane me marre vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufinit, tue u bazue në atë se kufijtë që kanë egzistue në ish-Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetue nga dy komisionet tona, njana nga të cilat kishte përbamje edhe të ekspertëve ndërkombëtarë. Siç kam deklarue ma herët, Demarkacioni me Kosovën dhe Malin e Zi asht punë e kryeme”, ka thanë ai në nji konferencë të përbashkët me homologun kosovar, mbas takimit.