Mbas tërheqjes nga politika, Mustafa tregon se a ka me aderue në ndonji subjekt politik

Po bahen gati tre javë prej se ish deputeti i LDK, Muhamet Mustafa, u tërhoq prej politikës.

Pamvarësisht se figuronte në listën e partisë prej nga vinte si kandidat për deputet, Mustafa vendosi me nda politikën nga jeta e tij. Numri i votave nuk duket të jetë arsye, bazue në deklarimet e tij.

Ish deputeti thotë se vendimin e ka marrë pa marrë parasysh epilogun përfundimtar mbas numërimit të votave. Por, Mustafa nuk duket se ka me tradhtue partinë e tij asnjiherë. Ai nuk e ka në plan aderimin në tjetër subjekt politik.

Kështu ka thanë për Indeksonline, ish deputeti i LDK.

‘’Nuk kam synim që me u ba anëtar i ndonji partie politike. Natyrisht se kemi me qenë të gatshëm që në Riinvest të bashkëpunoj me Qeveritë me rekomandime e këshilla në çashtjet që i shoh të randësishme në dobi të vendit’’, ka sqarue ai.