Mbas tërmetit të fuqishëm, Zelanda e Re përballet me tsunami

Nji tsunami dy metërsh asht regjistrue mbas tërmetit të fuqishëm në Zelandën e Re.

Valë të vogla, por shumë të rrezikshme kanë fillue me goditë bregdetin pranë Wellingtonit, simbas web faqes vendore të meteorologjisë Weatherwatch.co.nz.

Tërmeti 7.4 ballësh i Rihterit në Christchurch ndodhi pak mbas mesnatës në bregun lindor të Ishullit Jugor.

Më 2011, 185 persona kanë vdekë si pasojë e nji tërmeti në po këtë vend.

_92420886_newzealand_christchurch