Mbas testit bërthamor, Trump kërcënon Korenë e Veriut: Diplomacia mori fund…

“Me Korenë e Veriut, diplomacia asht e kotë”, shkruen Donald Trump në Twitter, mbas testit të gjashtë e ma të fuqishëm bërthamor të vendit komunist.

“Fjalët dhe veprat e këtij vendi të papërgjegjshëm vazhdojnë me qenë anmiqësore dhe tejet të rrezikshme për SHBA’të”. Peniani, thotë Trump, asht kthye në nji kërcënim madhor dhe në nji telash për Kinën, që po përpiqet me ndihmue, por pa ndonji sukses real.

Shperndaje në: