Mbas testit të Kim Jong-un, Korea e Jugut lshon 8 bomba të fuqishme (video)

Ushtria e Koresë së Jugut ka lshue tetë bomba të fuqishme pranë kufinit të saj me Veriun, në nji shfaqje që mediat lokale e quejtën si “forca dërrmuese”.

Ai erdhi si përgjigje mbas testit të fundit të raketave të Kim Jong-un, mëngjesin e sotëm.

Presidenti Moon Jae-in, urdhnoi veprimin ushtarak dhe bombat u qitën nga katër avionë luftarë “F-15K”.

Mendohet se ky bombardim në lindje të vendit erdhi për me “shfaqë aftësinë për me ndëshkue” Korenë e Veriut, nëse Kim Jong-un vendos me sulmue.

Bombat” MK-84” munden me depërtue në rreth 11 milion metra/ katrorë tokë.

Korea e Jugut tha se të 8 bombat goditën objektivat e tyne në nji terren testimi, raporton “The Independent”.