Mbas testit të Kim Jong-un, Korea e Jugut mban manovra të fuqishme ushtarake (video)

Korea e Jugut ka krye nji stërvitje raketash që simulon nji sulm në vendin bërthamor të Koresë së Veriut, tue iu përgjigjë kështu në mënyrë të flaktë të testit të gjashtë të Phenianit.

Gjatë manovrave të fuqishme, dheta raketa janë lshue nga avionë luftarakë, dhe disa të tjera janë nisë nga toka.

Stërvitjet e Seulit erdhën mbasi SHBA paralajmëroi zyrtarisht se çdo kërcënim ndaj vetes apo aleatëve të tij ka me çue në nji “reagim masiv ushtarak”.