Mbas tri dite armëpushim rinisin bombardimet n’Aleppo!

Kanë rinis sulmet ajrore në qytetin e shkatërruem të Aleppos në Siri.

Bombaridmet i kanë dhanë kështu fund armëpushimit tre ditor të vendosun nga qeveria siriane dhe ajo ruse.

Nën shënjestër të dronëve sirianë dhe rusë janë pikërisht lagjet që kontrollohen nga kryengritësit e vendit, të cilët edhe këtë herë refuzuen ofertën e qeverisë siriane për me lanë qytetin nëpërmjet korridoreve humanitare gjatë armëpushimit të brishtë.
Simbas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftime janë zhvillue edhe në tokë, ndërsa janë raportue edhe të shtëna me artileri të randë.

Sulmet janë përqëndrue në pjesën lindore të Aleppos, zonë kjo me popullsi të dendun.