Mbas ultimatumit të PDK’s, flet Rexhep Selimi

Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon kurrfarë ultimatume e aq ma pak nëse ato vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thanë deputeti i këtij subjekti Rexhep Selimi.

Selimi tue e komentue deklaratën e nënkryetarit të PDK, Enver Hoxhaj, se VV dhe LAA kanë kohë deri sot në ora 10:00, të pranojnë ofertën e Veselit, ka thanë se Hoxhaj e ka zgjedhe gjuhen e gabueme për me komunikue me Vetëvendosjen.

“Na nuk i përfillim ultimatumet e tilla. Enveri paska zgjedhe gjuhen e gabueme për me komunikue me neve. Arrogancës se tyne i përgjigjemi me vendosmëninë tone për me ecë përpara me formimin e institucioneve në Kosovë”, ka thanë Selimi për ‘Indeksonline’.

Tutje, Selimi ka thanë se qëndrimi i tyne asht ba publik sa i përket kandidaturës se Kadri Veselit për kryeparlamentar, tue hedhë poshtë çdo mundësi për me votue.

I pyeturn nëse VV kihste me votue Veselin për me zhbllokue formimin e institucioneve, zyrtari i naltë i partisë se Visar Ymerit thënë se nuk zhbllokohet situata tue i mbështetë bllokuesit.