Mbas uraganit ‘Maria’ shpërthen diga në Puerto Rico (foto)

Nji digë ka shpërthy në lumin Guajataka në ishullin e Puerto Riko’s mbasi u godit nga uragani Maria tue shkaktue përmbytje të rrezikshme.

Autoritetet kanë lajmëru se Shërbimi Kombëtar i Motit ka arritë në zonë dhe po evakuon njerëzit me shpejtësi.

“Kjo asht nji situatë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën. Mos u përpiqni me udhëtue nëse nuk do largoheni nga zona ose prisni që të merrni nji urdhën evakuimi,” – thuhej në njoftimin e zyrtarëve.

Guvernatori i Puerto Riko’s e ka quejt  stuhinë ma të keqe në shekull.

Punëtorët e digës lajmëruen se shpërtheu n’oren 14:10, simbas orës lokale.

 

ImageImageImage