Mbas vdekjeve të dyshimta, qe çka po ndodh në sallat e operacionit

Që nga dita e Ejte, në bllokun e klinikave Kirurgjike në QKUK, janë pezullue rastet e operacioneve të planifikueme (jo urgjente).

Krejt kjo mbas vdekjeve të dy pacientëve në këtë qendër si pasojë e gazit medicinal, raste këto të cilat janë tue u cilësue si vdekje të dyshimta.

Ndërkohë, QKUK mbas rastit të këtyne vdekjeve ka vendos me ba sterilizimin e të gjitha sallave operative të bllokut të kirurgjisë, bani me dije Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Veseli për Express deklaroi se sterilizimi, deratizimi dhe dezinfektimi i këtyne sallave ka me përfundue sot. I pyetun së perse pikërisht mbas këtyne rasteve QKUK ka vendos me ba sterilizimin e sallave, Veseli tha se ky asht nji proces i rregullt.

“Në këtë rast nuk asht në pyetje se aparaturat nuk kanë qenë sterile, por na e shfrytëzuem rastin se meqenëse asht dhanë urdhni m’u ndrrue bombolat, me fitue kohën dhe n’anën tjetër me ba edhe njiherë sterilizimin, deratizimin dhe dezinfektimin e tyne”, deklaroi ai, tue theksue se rastet emergjente të operacioneve janë tue u kry.

 

 

Shperndaje në: