Mbas vendimit të Hagës, Seselj ironizon me boshnjaktë e shqiptarët: Asht dashte me u dënue pak

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Seselj, mbas vendimit lirues në Tribunalin e Hagës, ka thanë se gjyqtarët e kanë sjellë vendimin e vetëm të mundshëm në aspektin ligjor.

“Pak ma parë me njoftuen bashkëpunëtorët e mi me vendimin që e ka sjellë Tribunali i Hagës. U paraqiten dy gjyqtarë të ndershëm që treguen profesionalizëm, ndershmëni dhe edukatë mbi çfarëdo presioni politik”, ka thanë Seselj.

Në vazhdim Seselj tha se në momentin që asht nisë për në Hagë, e ka ditë se asgja nuk ka me u dokumentue për të.

“Ideja e Serbisë së Madhe vazhdon me qenë e fuqishme edhe pa të edhe me të”, thas ai tue shtue se vendimi nuk ka me ndikue në këtë ideologji.

Ai ma mbas ka ironizue me kroatët dhe shqiptarët.

“Kam mund ma s’paku me marrë nji dënim të vogël që mos të zemërohen armiqtë e serbëve”, ka thanë ai.