Mbas Veselit, edhe Greg Delawie ju drejtohet nesër deputetëve në debat!

Nesër në debatin shkencor për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka me ju drejtue deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Debati, nesër ka me u zhvillue n’orën 10 në sallën alternative të Kuvendit të Kosovë

Simbas agjendës në debat, ka me folë edhe Ambasadori Amerikan Greg Delawie.

Simbas agjendës fjalën hyrëse do ta ketë kreu i Kuvendi, Kadri Veseli, e më pas ka me u prezentue raporti i Komisionit shtetnor për shënimin e kufinit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërsa para debatit do t’i paraqesin argumentet e tyne ekspertët e propozuem nga grupi i deputetëve që kanë kërkue debatin.

Në debat do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e jo edhe ekspertët, si kanë kërkue partitë opozitare.

Nga AAK do të jetë lideri Ramush Hardinaj, kjo mbasi ai ka ba kerkesë për të qenë pjesëmarrës aty, por shtatë ekspertët e zgjedhun nga aleanca nuk do të mund t’i përballin argumentet me komisionin shtetnor ka thanë Blerim Kuçi.

Ndërkohë, Glauk Konjufca thotë se kjo asht ba me qëllim që të devalvohet debati, nga i cili edhe ashtu thonë se nuk po presin rezultate.

Nji ditë ma parë kryeministri Mustafa ka thanë se tryeza e 3 Gushtit do t’i zbulon në pah argumentet dhe nëse argumentohet që Kosova nuk humb territor, atëherë ata që kanë dalë kundër duhet me u tërhiq e ta votojnë marrëveshjen.