Mbas videos tmerruese të djaloshit, rusët i ndalin sulmet për 48 orë n’Aleppo!

Rusia asht pajtue për armëpushim prej 48 orësh në Aleppon e rrethuem, mbasi nji video tmerruese e nji djaloshi të plagosun sirian nga sulmi ajror, asht transmetue në internet gjatë ditës së djeshme.

Pamja e djaloshit të lënduen dhe të këputun nga lodhja n’ulësen e auto-ambulancës, paraqet tmerrin që e ka përfshi qytetin Aleppo në Siri, që asht bazë e kryengritësve.

Ky qytet për muej të tanë asht i rrethuem nga forcat qeveritare, të mbështetuna nga sulmet ajrore të Rusisë.

“Ky djalosh i vogël asnjiherë nuk ka pasë nji ditë në jetën e tij pa luftë, vdekje, shkatërrim dhe varfni, në vendin e vet”, tha zadhanësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.