Mbasdite takohet Keshilli Drejtues i PDK’s, qe për çka!

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që ishte paralajmërue të mbahej të dje pritet me u mbajt sot.

Gazeta Express merr vesh se mbledhja ka me u mbajt sot n’orën 17:00.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues do të diskutohet për vendimin e djeshëm të Kryesisë së Kuvendit”, ka thanë nji burim.
Mirëpo, partia e koalicionit LDK, kishte mbajt dje mbledhjen e Kryesisë, përmes së cilës nënkryetari i LDK’s Agim Veliu tha se për deputetët e partisë së tij të cilët janë deklarue kundër demarkacionit, ka me u bisedue me ta.

Kryesia e Kuvendit dje ka vendos që në seancën e 1 Shtatorit me u votue për ratifikimin e demarkacionit.