Mbasi akuzohet nga Prokuroria Speciale, Qemajl Mustafa jep dorëheqje!

Mbasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftue se ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa asht akuzue për krim të organizuem të lidhun me korrupcion, ky i fundit ka reague tue dhanë dorëheqje nga pozita e tij si anëtar i bordit në zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Mustafa përmes nji statusi në Facebook ka thanë se megjithatë, asht e mirë për Kosovën që po ngriten akuza sepse vetëm kështu do të “paçtohet” vendi nga krimi.

Ai ka thanë se çashtja e tij ka me u sqarue.

 

Ky asht postimi i tij në Facebook:

 

Rreth lajmit për ngritje të aktakuzës nga prokuroria e shtetit për mua si ish kryetar dhe shumë zyrtarë të tjerë të komunës

Miqë të nderuar,

E dij që ky lajm do t’ju zvoglojë (në numër) juve miqtë e mi. Një numër i juaji do të zhgënjeheni dhe do ta ktheni shpindën në heshtje ose edhe me fyerje e shfryerje ndaj meje dhe do ta merrni këtë pretendim të prokurorisë (të cilën unë ende nuk e kam pa) si akt të kryer dhe të vërtetë. Disa nga ju do të qëndroni edhe më tej me mua por nën peshën e dyshimit se tashmë nuk jam ai që isha në mendjet dhe në sytë tuaj. Pak prej jush që vërtetë më njihni mirē, nuk do tē ikni kurrē sepse e dini sjelljen dhe qëllimin tim, e njihni gjendjen time materiale dhe te kaluaren e te tashmen time. E njihni angazhimin e pakursyer timin e te struktures komunale ne ato gjashte vite te gjata e te mundimshme te ndertimit te komunes.

Një numër i juaji keshtu e ka kthyer shpinden edhe pas humbjes se zgjedhjeve lokale ne Gjilan. Per mua eshte e natyrshme. Njerezit, ne shumice, jane te prirur te sillen verdalle rreth pushtetit por edhe shpejte bien ne karremin e manipulimeve e te dezinformimeve.

Bashkeshortja ime dhe dy djemte tane sot kane kalue çaste teper zhgenjyese sepse vetem sot ata e kane kuptue thelle se ku jetojme dhe nen meshiren e kujte jemi. Ata, si asnje prej ju miqe te nderuar, e dijne dhe e njohin gjendjen e keqe financiare deri ne absurditet ne familhen tone, te shkaktuar pikerisht nga vitet e qeverisjes me komunen dhe me partine. Kete gjendje po kaq sa femijet e mi dhe bashkeshortja ime do te duhej me e njofte prokuroria dhe hetuesit e nderuar sepse eshte detyre ligjore e shteterore e tyre, qe ta njohin deri ne detaje para se te ngritet nje akuze.

Kjo eshte se paku NO SENS nga ana e tyre.

Sidoqofte, e kam thene dhe po e perseris:

ËSHTË E MIRË PËR KOSOVËN DHE SHQIPTARËT QË ORGANI I AKUZËS PO NGRITË DYSHIME E AKTAKUZA SEPSE KJO ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TA PAÇTUE KËTË VEND NGA KRIMI DHE KRIMINELËT.

Do te sqarohemi deri ne fund dhe mire patjeter. Anipse kjo po ua humbe kot se koti muajte dhe vitet e vlefshme te jetes edhe njerezve qe plotesisht e tradicionalisht ishin dhe jane patriote, skane lidhje me hajnine as me kurdisjet e me zhvatjen. Po ua humbe krejte ate qe eshte pasuria me e madhe ne jeten e nje njeriu – imazhin e mire dhe respektin ne shoqeri. Duke mos dhene llogari kurre per akte te tilla vrastare qe shteti vet i ben me vite ndaj disave prej qytetareve te tij. .

Do te doja sinqerisht qe akuza ndaj meje dhe ish zyrtareve te mi te kontribuonte qofte edhe per nje te milionten pjese ne uljen e shkalles se krimit e te korrupsionit ne Kosove. Per fat te keq, gjykimi i mundshem (dhe koha) do te deshmoje qe prokuroria (me ose pa qellim), e ka huqur plotesisht adresen.

Shkalla e se keqes ne kete vend nuk do te ulet hiç, bash hiç me kete rast sepse mes meje dhe krimineleve e hajnave te vertete ekziston nje mal i madh i te varferve (ku bej pjese edhe une me familjen time te ngushte e te gjere) dhe te te pasurve skajshmerisht (ku bien ne shumice kriminelet e vertete te ketij vendi).

Kjo puna e kesaj akuze me ngjet shume ne ate humorin e Cimes e Lecit kur Leci e kerkone unazen jo ku i kishte humbur atje diku ne terr por e kerkonte diky tjeter ne oborr, ku kishte drite.

Qesharake eshte kjo por edhe e dhimbshme dhe goditese per kete popull i cili, ne fakt, vet ka lejue me ardhe ne kete deregje.

Me kete rast, u drejtohem zyrtreve ne akuze (e qe nuk e dij per shumicen cilet jane) se asnjeri nuk do ta pesoje nga puna qe ka bere me mua per ato gjashte vite. Dhe i lus qe te mos shqetesohen sepse per asnje sekonde nuk eshte menduar dhe vepruar per ato vite per ta demtuar komunen dhe bugjetin e saj. Ne fund te fundit qytetaret e kane pa progresin dhe te mirat qe i kane ndodhe komunes per ato vite dhe per vitet qe pasuan pas udheheqjes time.

Keto akte perndyshe, jane te njohura nga librat dhe praktikat e shoqerive qe kane rreshqitur ne sisteme autoritare çfare eshte instalue edhe ne Kosove. Duhet “shpikur” viktimen ku eshte e ku nuk eshte, per te shpetuar sistemin.

Edhe kjo sqarohet. Don edhe shume muaj e ndoshta efhe ndonje vit por sqarohet perfundimisht, njehere e mire.

Pavaredisht nevojes se skajshme per financa ne fsmilje, punedhenesit tim, kuvendit te Kosoves, qysh sonte publikisht, e te henen e ardheshme efhe zyrtarisht e me shkrim, ia ofroj doreheqjen time. Nuk jam une njeriu qe rrin ne nje bord te nje agjensioni te rendesishem e te pavarur dhe mer vendime te rendesishme nen skuzen per kurdisje tenderesh e per hajni.

Kjo nuk ka qene dhe nuk do te jete asnjehere ne moralin tim publik. Fjales dhe premtimit tim publik i kam dale zot perhere. Keshtu do te jete edhe kesaj here.

Ju uroj te gjitheve mbremje e gjume te mire. Me shpresen qe Kosova e shqiptaret ta kene me mire ne ditet qe po vien.