Mbasi u lirue nga burgu, pilotja don me u ba Presidente e Ukrainës

Dy ditë mbasi autoritetet ruse e nxorën nga burgu, ish-pilotja e helikopterëve ushtarakë, Nadia Savchenko deklaroi se ishte gati me u ba Presidente e Ukrainës

“Ukrainas, nëse doni që unë me qene Presidente, atëherë kam me u ba Presidente”, deklaroi ushtarakja, e cila ka luftue në Donbas me batalionin e shumë diskutueme ”Aidar”.

“Unë due me fluturue, por për Ukrainën kam me ba atë që duhet, nuk ka randësi ku e mbroj Ukrainën, nëse ka nevojë edhe në fushën e betejës”, deklaroi Savchenko në nji konferencë shtypi në Kiev.

Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savtchenko, e burgosun në Rusi që dyshohej për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës në vitin 2014, u lirue me 25 Maj.

Savchenko u dënue me 22 vjet burg nga drejtësia ruse në përfundim të nji procesi që e shpalli fajtore në bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë, në Qershor 2014, në lindje të Ukrainës.

Derisa gjyqtari e shpallte fajësinë e saj, Nadia Savchenko këndoi nji kangë tradicionale me za t’naltë.