Joe Biden ne Kosovë, pritet me nderime shtetnore


Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Joe Biden, ka mbërri para pak çastesh në Kosovë.

Aeroplani “Air Force Two”, me numrin dy të SHBA’ve dhe bashkëshorten e tij, ka zbritë rreth orës 21:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai ka ardhë në Kosovë nga Serbia, ku qëndroi gjatë ditës së sotme për takime me krenat shtetnorë serbë.

Biden asht prite me nderime te nalta shtetnore nga presidenti Hashim Thaci nga garda ceremoniale e FSK’s.

Ne kete pritje ka marre pjese edhe ambasadori amerikan Greg Delawie,  ambasadorja e Kosoves ne Washington Vlora Citaku si dhe kampionia e medaljes se arte Majlinda Kelmendi.

Ndryshe sonte Biden ka me kalue naten ne Prishtine ne nji prej hoteleve ma te mira,  per me u zgjue neser dhe me i fillue takimet me Thacin, Mustafen simbas agjendes.