Mbështetësi i Brexit, Nigel Faragae e ban nji hap mbrapa!

Mbështetësi i Brexit dhe deputeti i parlamentit europian Nigel Farage ka njoftue se largohet nga pozita e udhëheqësit të UKIP.

“Nuk kam qenë asnjiherë dhe nuk kam dasht me qenë nji politikan në karrierë”, ka thanë ai në nji fjalim.

“Nuk do të mund t’arrija ma shumë se sa kemi arritë në referendum. Kështu që mendoj se unë duhet të mënjanohem si udhëheqës i UKIP”, tha Farage.
Farage, i cili kishte dhanë dorëheqje edhe nji herë në vitin 2015 mbas rezultateve zhgënjyese ka përjashtue mundësinë e ndryshimit të mendjes.