Mbeten në paraburgim, të dyshuemit e rastit të Badovcit

Seanca ndaj pesë të dyshuemve në rastin e Badovcit për sot ka përfundue.

 

Mbrojtësit e t’akuzuemve për terrorizëm kërkuen ndërpremje të paraburgimit tue e zavendësue me ndonji masë tjetër, por kryetarja e Trupit Gjykues e ka refuzue.

Seanca ka filluar me fjalën hyrëse nga prokurorja Drita Hajdari, e cila tue folë për organizatën ISIS, ka përmend që pjesë e kësaj organizate janë edhe qytetarë nga Kosova që kanë marrë pjesë në luftnat në Siri dhe Irak.

Simbas Hajdarit, të akuzuemit me aktet e tyne që i kanë ba afër liqenit të Badovcit kanë dashtë me destabilizue Kosovën dhe me i shqetësue qytetarët.

 

Hetimi i prokurorisë ka zbuluar se të akuzuarit me 10 korrik të vitit të kaluar në orët e vona të natës janë tubuar te liqeni i Badocit të incizojnë një video propaganduese”, tha Hajdari.
Seanca e ardhshme asht me 15 Prill.

Përndryshe, për këtë rast akuzohen Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Lati.