Mbi 1 milion vende të lira pune në Gjermani

Në Gjermani ka sot mbi 1 milion vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Si asht e mundun kjo disbalancë?

Simbas ekspertëve kjo lidhet me transformimin e tregut të punës.

Në disa degë, p.sh. në bujqësi apo pylltari nuk ka ma nevojë për forca të reja pune.

Kurse në sektorë të tjerë kërkesa asht tepër e naltë.

Po a ka në Gjermani mungesë fuqie punëtore të kualifikueme?

Alexander Kubis nga instituti IAB thotë se në Gjermani nuk ka nji mungesë të tillë në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e sektorët.

Por disa zona dhe sektorë kanë vërtetë probleme për me gjetë fuqi punëtore.

Sidomos mjaft vende të lira pune ka ndërkohë në sektorin e logjistikës dhe të magazinimit.

Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

Alexander Kubis thekson nga ana tjetër se shumë ndërmarrje sot shpenzojnë shumë ma tepër ditë për me gjetë nji person të përshtatshëm për vendet e punës se sa në vitin 2010.

Kështu sot kjo periudhë asht 82 ditë, kurse në vitin 2010 ishte 70 ditë.

Simbas tij sot kriter për punësimin asht shkollimi dhe cilësia e tij dhe kjo gja vërehet jo vetëm te profesionet akademike por edhe te personat që mbarojnë shkolla profesionale. /DW/