Mbi 100 kuti të votimit kanë m’u rinumërue

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhnue KQZ’n me rinumërue 117 kuti të votimit, mbasi siç thonë në PZAP, 18 ankesa që kanë lidhje me rinumërim janë aprovue.

Kështu, KQZ detyrohet me rinumërue këto kuti votimi, tue ba kështu që procesi i mbylljes së procesit zgjedhor të zgjatet.

Sqarohet se rinumërim ka m’u ba për votat e kandidatëve, mbasi ka pas ankesa se nuk ka përputhje të votave mbrenda partive.

Siç sqaroi Adnan Konushevci, anëtar i PZAP’it, problemi kryesor që çoi në rinumërim të këtyne mbi 100 kutive, ishin të natyrës së mospërputhjes së raporteve.

Ndërkaq, PZAP ka ba me dije se gjatë afatit të rregullt për shtrim të ankesave, këtë të drejtë e kanë përdor 66 herë aktorët e zgjedhjeve.