Mbi 100 të vdekun nga i nxehti n’Indi

Ma shumë se 100 persona kane vdek në Indi nga nji valë e të nxehtit në fillim të verës, e cila ka detyrue autoritetet me i mbylle shkollat dhe me ndale punën në natyrë.

I nxehti ia ka marrë jetën 45 njerëzve në shtetin jugor indian të Telangana, 43 në Odisha dhe 17 në Andhra Prandesh, raporton Daily Mail.

Muejt ma të nxehtë në Indi janë zakonisht mueji Maj dhe Qershor, por autoritetet i kanë ba thirrje njerëzve në disa nga zonat ma të goditunat me qëndrue në ambiente të mbylluna edhe gjatë muejit Prill.

indi indi1