Mbi 2 milionë muslimanë e nisin pelegrinazhin në Mekë

Ma shumë se 2 milionë muslimanë nga 168 shtete filluen sot pelegrinazhin e madh në Mekë, nji udhëtim në disa etapa që zhvillohet në qendër të qytetit të parë të shejtë të islamit dhe mjediset përreth.

Autoritetet saudite mobilizuen mjete të randësishme, përfshi 100.000 anëtarë të forcave të sigurisë, dhe janë shpreh të gatshme me parandalue situatat kaotike ndërkohë që ka dy vjet që ikjet në rrëmujë e sipër kanë shkaktue rreth 2 300 të vdekun.

Besimtarët kanë arritë tashma në rrafshnaltën e Arafatit ku kanë kalue natën para se te ngjiten malit që e dominon, pika kulminante e pelegrinazhit.