Kryhen festimet në Gazimestan me thirrjet ‘Kosova asht Serbi’

Ka përfundue manifestimi për përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që asht mbajt në Gazimestan.

Pelegrinët serbë tash po kthehen për në Serbi tue bërtit “Kosova asht Serbi”

Për nderë të festës së “Vidovdanit” ishte i pranishëm “çifti mbretnor” Karagjorgjevic, por asnji nga zyrtarët e tjerë shtetnor nga Serbia.

Ndonëse, Djuric kishte paralajmërue që do ishte i pranishëm, ai nuk asht pa atje.

Në ketë manifestim ishin të pranishëm qinda të rijë serbë.

Prej ores 16:00 ka me nisë ceremonia e zbulimit të shtatores së Car Llazarit.

 

Princi i vetëshpallun serb në Gazimestan!

Në Gazimestan, aty ku po shenohet 618-vjetori i Betejës së Kosovës, po qendron edhe Princi i Serbisë, Aleksandër Karagjorgjevic.

Hera e fundit kur princi ka qenë në Kosovë asht në vitin 2011.

Ai kishte kryesue deklaratën e ashtuquejtun “Deklarata e Vodovdanit” me të cilën simbas pjesëmarrësve, konfirmohet vullneti i serbëve se Kosova gjithmonë do të jetë tokë serbe.

Madje princi i serbëve kishte kërkue nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ta shtyjë përpara pamvarësinë e Kosovës sepse Kosova asht tokë serbe.

Ai gjatë fjalimit të tij, ishte ba nervoz me serbët e pranishëm tue ba skandal mbasi i urdhnoi ata për qetësi.

 

princiiii

 

Serbët e festojnë Vidovdanin n’Kosovë

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije sapo ka arritë në Gazimestan për me shënue festën e Vidovdanit, nderkohë që pritet me arritë edhe 20 autobusë me serbë nga Graçanica.

Policia e Kosovës po ndalon personat të cilët po shihen me pije alkoolike.

Të rijtë serbë shihen me flamuj të Serbisë, ndërkohë që Policia e Kosovës po e vezhgon situatën.

Policia ka ndërmarrë krejt masat e sigurisë për tubimin publik në Gazimestan, nderkohë zadhanësi Daut Hoxha bani të ditun se policia e Kosovës ka me ndermarrë veprime të menjihershme në përputhje me situatën e krijueme.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites kanë arritë në Graçanicë autobusë nga Serbia për me marrë pjesë në shenimin e manifestimit.

 

2-vidovdaniii

 

3-vidovdanii

 

4-vidovdaniii