Mbi 20 lidera të huej marrin pjesë në varrimin e Fidel Castros!

Ma s’paku 25 lidera të huej kanë me marrë pjesë në ceremoninë mortore të liderit kubanez, Fidel Castro, kumtoi Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme.

Ceremonia mortore ka me u mbajt më 4 Dhetor.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti amerikan Barack Obama nuk ka me shkue në Cuba për varrimin e Castros.

“Nënpresidenti Joe Bajden gjithashtu nuk ka me marrë pjesë”, deklaroi zadhanësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Pallati i Elisee gjithashtu kumtoi se presidenti francez, François Hollande nuk ka me marrë pjesë në varrim.