Mbi 22 përqind e qytetarëve të Kosovës jetojnë me ma pak se 2 euro në ditë

Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfnisë e gjen sërish Kosovën në krye të listës së vendeve ma të varfna në Ballkanin Perendimor.

Simbas të dhanave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e popullsisë jetojnë në varfni të plotë, derisa në varfni ekstreme jetojnë 5.2 përqind e qytetarëve të Kosovës.

Rreth 17.6 për qind e popullatës, simbas statistikave jeton në varfni të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për nji person të rritun, ndërsa 5.2 përqind e popullatës jeton në varfni ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Nëse bahet nji mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e popullatës jeton në varfni.

Këto të dhana preliminare për varfninë në Kosovë i ka kumtue për Radion Europa e Lirë drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa.

Ai fol për trendet e varfnisë gjatë dy vjeteve të fundit, ku simbas tij, ka pasë përmirësim të mirëqenies apo standardit jetësor në Kosovë.

“Nëse krahasojmë të dhanat e varfnisë me vitin 2014 ku varfnia e përgjithshme ishte 21.1 përqind, varfnia e plotë në vitin 2015 ka pasë ranie -3.5 përqind. Derisa nëse krahasojmë rezultatet e varfnisë ekstreme të vitit 2015 me rezultatet e të dhanave të varfnisë të vitit 2014 kur varfnia ekstreme ishte 6.9 për qind, në vitin 2015 kemi zvogëlim të varfnisë ekstreme për 1.7 për qind”, sqaron Bellaqa.