Mbi 300 mijë armë pa leje në duert e kosovarëve

Vlerësohet se numri i armëve pa leje në duert e kosovarëve asht mbi 300 mijë. Ndërsa, si pasojë e kësaj, edhe numri i incidenteve dhe vrasjeve asht shqetësues. Njohësit e fushës së sigurisë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ta zbatojnë ligjin ndaj armëmbajtësve pa leje. Gjithashtu, kërkohet që të shpallet nji amnisti për dorëzimin e armëve

Nga Kallnori deri në Korrik të këtij viti janë vra 15 persona në Kosovë, ndërsa numri i incidenteve për shkak të armëve pa leje ka shënue rritje kohët e fundit. Madje, vetëm këtë javë kanë ndodhë disa gjuejtje me armë në qendër të kryeqytetit, në mesin e të cilave edhe ajo ndërmjet kangëtarëve Ylber Abdullahu i njohun si Cozman dhe Rigels Rajku- Noizy, shkruen ‘Zeri’.