Mbi 50 profesorë e doktorë shkencash me nga dy vende pune n’Kosovë!

uprektorati

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka deklarue se ka evidentue 53 profesorë, doktorë të shkencave, të cilët i kanë deklarue nga dy vende të punës me orar të rregullt.

Ndërkohë AKA ka evidentue se shumë nga institucionet e arsimit të naltë në Kosovë, kanë deklarue rrejshëm kuadro të ‘importueme’ nga Shqipnia e Maqedonia.

Drejtori i AKA’s, Blerim Rexha, i tha KosovaPress se ky verifikim ka ardhë mbas deklarimeve të çdo viti n’Agjenci, ku edhe thuhet se Ligji për Akreditim nuk lejon që nji profesor apo doktor i shkencave me i mbajtë dy vende të rregullta të punës.

“Procesi i deklarimit të stafit akademik t’angazhuem në institucionet të arsimit të naltë asht nji proces standard, që Agjencia e Kosovës për Akreditim e zhvillon çdo vit, në kuadër të procesit normal të punës, e tash këtë vit më 15 Nandor ka përfundue procesi i deklarimit të stafit.

Na kemi shikue listat të cilat i kanë dorëzue këto institucione të arsimit të naltë dhe jashtëzakonisht jemi të shqetësuem kur në këto lista kemi gjetë gati 53 doktorë shkence që i kanë deklarue nga dy vende të punës të rregullta në Kosovë, aq ma shumë jemi të shqetësuem kur nji numër i madh i stafit akademik asht importue vetëm kinse formalisht nga Shqipnia, Maqedonia, dhe vendet tjera, të cilat pretendojnë me zhvillue marrëdhanie të rregullt të punës me orar të plotë në Kosovë”, ka thanë Rexha.

Drejtori Blerim Rexha ka deklarue se Agjencia që ai e drejton ka me i verifikue edhe nji herë nëse ka ndodh ndonji gabim teknik, leshim teknik gjatë bartjes së shenimeve, apo diçka tjetër, dhe me sqarue këtë me institucionet nga vijnë këta doktorë shkence.

Mirëpo, nëse kontratat e punës figurojnë ashtu si janë deklarue, Rexha ka thanë se kanë me u mbyllë disa programe të studimit.