Mbijetesen e BE’s e qet në pikëpyetje edhe Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Naltë e BE’s për politikë të Jashtme, Federica Mogherini konsideron se politika e re e jashtme dhe strategjia e BE’s duhet me vazhdue me kombinimin e “butë” dhe “të fortë” në fuqinë e Unionit, dhe me forcimin e solidaritetit të ndërsjellë, Shtetet Anëtare dhe vazhdimi i bashkëpunimit me NATO’n.

“BE duhet me qenë e lidhun me akterët e rijë në botë, për shkak se asnji shtet i vetëm nuk mund të përgjigjet në mënyrë adekuate për paqëndrueshmëninë dhe kercënimet reja të sigurisë.

Në botën e sotme BE ka shumë sfida dhe ka nevojë për me mendue nji mënyrë strategjike, që të ketë nji vizion të perbashkët dhe të flitet me nji za. Arritja e objektivave për të cilat asht themelue BE dhe madje edhe mbijetesa e saj asht shumë ma e pasigurt se kurrë ma parë, dhe qytetarët tanë janë ma shumë se kurrë për nji BE të fortë”, ka shkrue Mogherini në nji artikull të botuem për disa gazeta europiane, tue perfshi atë të Lubjanës ‘Delo’.

Ajo gjithashtu ka theksue se në “nji situatë të sfidave të sigurisë në BE dhe mjedisit të saj mbas largimit të Britanisë së Madhe, europianët duhet me mendue se si me u integrue persëri”.