Mbledhet Këshilli Kombëtar për Integrim Europian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Europian, ku ka me u diskutue për proceset integruese.

Takimi ka me u mbajtë në Qeverinë e Kosovës, ku kanë me folë presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, kryeministri Mustafa, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova.