Mbledhet Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE

Kuvendi i Republikes se Kosovës ka ba me dije se Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE ka me mbajtë sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, Komisioni ka me diskutue lidhun me pregaditjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili ka me u mbajt me datë 23-24 Nandor në Strasburg, si dhe propozimi i temave për diskutim gjatë këtij takimi.

Mbledhja mbahet në sallën C- 301, tue fillue në orën 11:00. Mediave iu lejohet me marrë vetëm pamje nga takimi.