Mbledhet LDK’ja. A po diskutohet edhe koalicioni?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhë Kryesinë e Partisë në selinë qendrore të kësaj partie.

Indeksonline merr vesh se në mbledhjen e Kryesisë asht tue u diskutue për vazhdimin e koalicionit me PDK’në, apo shkuemja në zgjedhje të reja.

Po ashtu, në këtë mbledhje asht tue u diskutue edhe për Demarkacionin me Malin e Zi dhe dërgimin në Gjykatën e Arbitrazhit.