Mbledhet LDK’ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirre nji mbledhje me kryetarë të Komunave në ditën kur mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit dhe nji ditë mbasi presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, paralajmëroi se ka me reflektue i pari për zhbllokimin e ngërçit politik.

LDK ka fillue mbledhjen në orën 09:00 me kryetarë të Komunave dhe pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend.