Mbledhet PDK

Partia Demokratike e Kosovës asht mbledhë sot, pa praninë e mediave, me nji ftesë të kryesisë së partisë.

Anëtarët e kryesisë janë tue diskutue dhe pritet të marrin vendim lidhun me qëndrimet e partisë për zhvillimet e fundit në vend si dhe për seancën e 1 Shtatorit.

KosovaPress mëson se PDK ka me i pasë edhe dy zhvillime, në të cilat ka me diskutue për çashtjen e Demarkacionit. Kështu, nga ora 15:00  mbahet mbledhja e grupit parlamentar, ndërkohë sonte nga ora 18:00 mbledhet Këshilli drejtues i partisë.