Mbledhja e qeverisë. Këto janë vendimet për pronat!

qeveriaks

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratu vendimin për shpronsim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i autostradës R6 Prishtinë – Hani i Elezit, sektori C2C dhe C3, Zona Kadastrale Kacsnik i Vjetër.

Po ashtu, në mbledhje u vendos të shpronësohen për interes publik pronat e paluejtshme të pronarëve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruem të kufinit IBM pika kufitare në Merdare dhe Bërnjak.