Mbledhja e Qeverisë pa nji Ministër

Kabineti qeveritar ka me u mbledhë edhe sot për me mbajtë mbledhjen e rregullt.

Nuk dihet agjenda e mbledhjes së kabinetit qeveritar, por dihet se në të ka me mungue nji ministër.

Ferid Agani nuk ka me marrë pjesë në mbledhje mbasi që ai ma nuk e mban këtë post.

Të Hanen kryeministri Isa Mustafa pranoi kërkesën e Aganit që me lirue nga detyra mbasi që nji gjë të tillë e kishte kërkue vetë Agani.

Ai këtë veprim e ka ba mbas ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe 63 personave tjerë për korrupsion në rastin “Stenta”.