Mbledhja e sontme e Kryesisë së Kuvendit nuk asht e jashtëzakonshme

kuvendikryesia

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrun për sonte në orën 20:30, nuk asht e jashtëzakonshme.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit janë pajtue që mbledhjen e rregullt, e parapame për të Hanën, me mbajtë të Ejten vonë.

Arsyeja asht se, disa prej tyne kanë me udhëtue jashtë vendit në fillimin e javës së ardhshme.

Për këtë, tashma janë njoftue krejt anëtarët e Kryesisë dhe shefat e Grupeve Parlamentare.