Mbledhja e tretë mes dy Qeverive shqiptare, qe sa marrëveshje priten me u nënshkrue

Në mbledhjen e tretë mes Qeverisë të Kosovës dhe asaj të Shqipnise, që pritet me u mbajte me 3 Qershor, priten me u nënshkrue 8 deri në 10 marrëveshje.

Pala kosovare i ka fillue pregaditjet teknike në hapesinat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku ka me u mbajte mbledhja, derisa asht në përfundim të nji agjende zyrtare.

Janë disa marrveshje, të cilat po e lehtësojnë çdo ditë komunikimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Edhe mbledhja e tretë do të jetë e fokusuar në fushën e ekonomisë, ambientit, administratës publike, në fushën e bashkëpunimit si në aspektin e sigurisë edhe drejtësisë”, tha Sokol Havolli, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës.

Simbas ambasadorit të Shqipnise në Kosovë, Qemal Mixhozi, përveç marrëveshjeve ka me u diskutue edhe për Portin e Durrësit, për me i lehtësue procedurat doganore, tue ia mundësue Kosovës me pase nji bord edhe pse nuk ka dalje në det.

Objekt diskutimi do të jetë edhe Porti i Durrësit. Po shikohet mundësia për të pasur një doganë në portin e Durrësit, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, pasi me ndihmën e dy doganave së bashku mund të mos ketë kontrolle as në Morinë, as në Vërmicë, e kështu shkurtohet cikli i përpunimit të mallrave”, tha Mixhozi.