Mblidhen krenat e shtetit, qe për çka!

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po zhvillojnë nji takim të perbashkët në Kryeministri ku pritet me u vendos qëndrim i përbashkët për vazhdimin e mandatit të EULEX’it.

Në takim asht i pranishëm edhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa asht nikoqir i nji takimi ku po diskutohet vazhdimi i mandatit të Misionit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Në këtë takim, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, shefat e shtetit pritet të vendosin edhe për ditën e mbajtjes së seancës parlamentare në të cilën duhet aprovimi i deputetëve për këtë çashtje.

I pranishëm në takim, tregojnë burime brenda Qeverisë së Kosovës, se asht edhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Mandati i EULEX’it përfundon të Martën, derisa Qeveria e Kosovës javën që shkoi ka rekomandue që këtij misioni me ju zgjat mandati edhe për dy vite.

Kryeministri Mustafa e kishte arsyetue këtë vazhdim, me shumë landë që ky mision ende nuk i ka përfundue së shqyrtuemi.