Mblidhen krenët e shtetit, në takim edhe Zbogar e Delawie

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli janë tue mbajt nji takim në njanën nga sallat e Kuvendit.

Simbas burimeve në takim bashkë me tre krenët e shtetit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i BE’s në Kosovë Samuel Zhogar.

Burimet saktësojnë se Zbogar ka dalë nga takimi ndërsa Thaçi, Mustafa dhe Veseli ende janë në takim.

Për n’orën 11:15 asht paralajmërue me fillue mbledhja e Kryesisë por ajo ende nuk ka fillue.

Mësohet se krenët e shtetit janë takue për caktimin e nji date ku do të mbahej seanca për vazhdimin e mandatit të EULEX’it.