Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e ditës!

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka me mbajtë sot mbledhjen e radhës.

Kjo asht ba e ditun në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

Simbas njoftimit, mbledhja me kryetarët e grupeve parlamentare, ka me fillue sot n’orën 11:00.

Ky asht rendi i ditës simbas agjendës së paralajmërueme nga sekretariati i Kuvendit:

Pikat e bartuna nga seanca e maparshme:

Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II – votim i fshehtë),

 Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Seancë e re:

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, (Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetësor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
  • Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.