Mblidhet Kryesia e Kuvendit, kur mbahet seanca!

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisë mbledhjen për me caktue mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për vazhdimin e mandatit të EULEX’it për dy vitet e ardhshme.

Mbas pak ka me u vendos në sa ora ka me u thirrë seanca e Kuvendit.
Edhe pse mandati i EULEX’it përfundon sot, nga mbledhja e Kryesisë që u mbajt dje nuk kanë tregue se kur do të mbahet seancë për këtë çashtje.

Qeveria e Republikës së Kosovës, mbramë u mblodh urgjent n’orën 18:00, në ndërtesën e Qeverisë, për me diskutue çashtjen e vazhdimit të mandatit të Misioni Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX.