Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet seancë për denimet në ‘Grupin e Drenicës’

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot n’ora 14:00, me kerkesë të Grupit Parlamentarë të PDK’s, të cilët kanë kerkue që në nji seancë të veçantë të Kuvendit, me u diskutue për rastin e denimit të dhanë për “Grupin e Drenicës”.

Për KosovaPress, Zenun Pajaziti, shef i GP të PDK’s, ka konfirmue se Kryesia do të mblidhet mbas pak minutash nga ku edhe pritet të votohet për mbajtjen e nji seance të re që kryefjalë ka denimet e kësaj javë të shqiptueme nga Gjykata e Apelit për ‘Grupin e Drenicës’.

Pajaziti tha se ende nuk e dinë nëse séanca për rastin e përmendun ka me u mbajt si e veçantë sot, apo me hyjë në agjendë për seancën e nesërme.

E deri tash asht konfirmue renditja e pikave për seancën e nesërme të Kuvendit, në këtë përbamje:

 

R e n d i  i  d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

10. Emrimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),

12. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

13. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

15. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.